RTK vendos logon e UÇK-së në transmetim
Radio Televizioni i Kosovës ka vendosur logon e UÇK-së në transmetim, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke dhënë kështu mbështetje simbolike për çlirimtarët.
Sonte, në Radio Televizionin e Kosovës, përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ishte i ftuar për të diskutuar rreth marshit qytetar të nesërm “Drejtësi, jo politikë”.
Me këtë rast, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, e njoftoi atë se, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por edhe në kontekst të marshit në mbrojtje të çlirimtarëve, RTK ka vendosur logon e UÇK-së në transmetim.
Një falënderim i veçantë u shpreh nga përfaqësuesit e platformës për të gjitha mediat e Kosovës, për mbështetjen dhe hapësirën që u është dhënë gjatë organizimit të këtij marshi.



