Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë morën pjesë
Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë” në sheshin e Prishtinës.
Mijëra qytetarë kanë protestuar për ish-krerët e UCK-së që po mbahen në Hagë.
Ideatori dhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli ka falënderuar qindra mijëra qytetarë që i janë bashkuar Marshit “Drejtësi, jo politikë” dhe të gjitha personalitetet dhe kategoritë e shoqërisë që e kanë mbështetur këtë kauzë për drejtësi të paanshme dhe dinjitet.
Tasholli tha se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të jetë e dirigjuar, por duhet të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë për të gjithë.
“Qytetarët duan Drejtësi, Jo Politikë. E sot, nga kjo ditë e Pavarësisë, ne dërgojmë një mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë – për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët: ju nuk jeni vetë. Pas jush qëndron një popull i tanë. Pas jush qëndron historia jonë, sakrifica jonë, liria jonë. Ata nuk janë vetëm”, theksoi ai.



