Avokati i Veselit: Fajësia nuk mund të shpallet mbi thashetheme
18 shkurt 2026
| 11:21
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”.
Ai ka përsëritur se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara.
Dixon ka thënë se të hënën, ZPS-ja ka bërë një përpjekje të fundit për ta lidhur Veselin me pikat e aktakuzës.
“Ata pretendojnë se ne nuk e kemi trajtuar themelin e akuzën e ZPS-së. Kjo është akuzë e rëndë sepse unë trajtova çdo pretendim të tyre për t’iu treguar se ishin të pabaza”, ka thënë Dixon.



