Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

18 shkurt 2026 | 11:25

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një lidhje direkte në “A2CNN”, ka deklaruar se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo ishte krijuar me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe.

“Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thoshte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë. Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Evropës bëri presion për hetim të mëtejshëm. Nuk ka gjë të keqe sepse heton, por ajo që nuk shkon ishte se kur gjykatësi Williamson vërejti se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë, duhet të ishte ndalur si proces”.

“Nuk qëndron që UÇK-ja ishte organizatë kriminale, pasi nuk ishte e organizuar. Edhe zoti Hill, që mbahet si pro-serb, tha që nuk është e vërtetë që UÇK-ja ishte e organizuar”, ka thënë ish-ambasadori holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se Gjykata…