Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

18 shkurt 2026 | 14:48

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.

Para trupit gjykues në Hagë, Selimi ka deklaruar se UÇK-ja nuk është krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja. Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK-ja nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare”, ka thënë ai.

Më tutje, Selimi është shprehur i bindur se kanë bërë gjënë e duhur.

“Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, ka thënë Selimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar Prokurorinë e Specializuar për mënyrën…