Merzi përjashton mundësinë e pajisjes së Gjermanisë me armë bërthamore

18 shkurt 2026 | 18:32

Kancelari konservator gjerman, Friedrich Merz, ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore.

“Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajisen me arsenalin e vet bërthamor të pavarur”, ka thënë Merz.

Ai ka kujtuar traktatet paraprake me të cilat Berlini është zotuar të përmbahej nga lëvizje të tilla, të quajtura marrëveshja “2+4” që kishte hapur rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih javën e kaluar, kancelari gjerman ka thënë se po diskutonte me presidentin francez Emmanuel Macron për propozimin e këtij të fundit për të krijuar një kuadër evropian të parandalimit bërthamor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se shtetasit francezë me…