Haradinaj: Në vitin 2000, të gjitha komunat pos Skënderajit e Drenasit, i fitoi LDK – i bie që kishte demokraci

18 shkurt 2026 | 21:45

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, duke folur për zgjedhjet e pasluftës tha se proceset u kryen në frymë demokratike.

Ai përmendi kohën kur LDK në krye me Ibrahim Rugovën fitoi pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.

“Menjëherë pas luftës, në vitin 2000, pa Skënderajin dhe Drenasin, komunat i ka fitu LDK. Që i bie ka pas vullnet demokratik, me i bartë proceset në kuptimin demokratik…Nëse këta (ish-drejtuesit e UÇK-së), kan pas qëllim me kontrollu Kosovën, ku kish mujtë Ibrahim Rugova me fitu pushtetin e me ja dorëzu pushtetin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Ja kemi dorëzu pushtetin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Haradinaj.

Video:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit