Komisioni për Buxhet me 10 vota ‘për’, e përfshinë buxhetin e Prishtinës në projektligj

19 shkurt 2026 | 15:34

Komisioni për Buxhet ka përfshirë buxhetin e Kryeqytetit në Projektligjin për Buxhetin 2026. Me 10 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në mbledhjen e sotme, është miratuar rekomandimi i Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e Prishtinës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje:

“Sa i përket buxhetit të komunave, të cilat nuk janë të përfshira në pjesën tabelare, për arsye se janë vonuar, pra qoftë në miratim apo qoftë në kompletim të procedurave dhe dorëzim të buxhetit tek Ministria e Financave, unë e kam sqaruar që nëse ato komuna arrijnë që në mes të dy leximeve, pra para ditës së nesërme dhe para datës sot që po shqyrtohen në komision, të plotësojnë të gjitha kërkesat, atëherë ne si ministri do t’i sjellim këto tabela të përditësuara dhe do t’i propozojmë që të shkojnë përmes amandamentit përmes komisionit. Ajo çfarë mund të them është se deri më tani, aktualisht, këtë proces e kanë përmbyllur komuna e Prishtinës dhe komuna e Shtimes. Prandaj, rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të përfshihen si pjesë e tabelave të buxhetit të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse edhe ditën e djeshme e kam marrë buxhetin nga komuna e Prishtinës”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për…