Zëvendësministri Ahmeti flet në NCAFP për politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me ShBA-në

19 shkurt 2026 | 16:03

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ftuar nga Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane (NCAFP), ka folur në tryezën e rrumbullakët për politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me ShBA-në.

Në diskutimin e moderuar nga ambasadorja Susan Elliott, presidente dhe CEO e NCAFP-it, zëvendësministri Ahmeti u është përgjigjur shumë pyetjeve nga diplomatë, ekspertë amerikanë dhe studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare për Kosovën dhe pozitën e saj ndërkombëtare.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori Blerim Reka, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Amerikan i Paqes në Uashington ka mirëpritur takimin inaugurues…