“Po bën punë të shkëlqyera”, Trumpi falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes (video)

19 shkurt 2026 | 16:07

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes, mbledhja e të cilit është zhvilluar në Uashington.

Gjatë prezantimit, ai ka thënë se Osmani po bën punë të shkëlqyera.

“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, ka thënë Trumpi.

Po ashtu, presidenti amerikan është shprehur i nderuar edhe me praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së…