Ndërron jetë themeluesi i gjigantit të modës, dyshohet për vetëvrasje
Quentin Griffiths, bashkëthemelues i gjigantit të modës online “Asos”, ka vdekur në Tajlandë pasi ka rënë nga një ndërtesë, ka konfirmuar policia atje.
Trupi i tij u gjet më 9 shkurt në qytetin e Pattayas, pasi kishte rënë nga kati i 18-të i një pallati.
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, Griffiths, i cili ishte shtetas britanik, ishte vetëm në dhomë në kohën e rënies dhe dera ishte e mbyllur nga brenda.

Nuk u gjetën shenja të një vjedhjeje me thyerje dhe një autopsi nuk tregoi prova që të sugjeronin një vdekje të dhunshme.
Griffiths bashkëthemeloi “Asos”-in në vitin 2000 dhe u largua nga kompania pesë vjet më vonë, por e ruajti statusin e tij si aksionar i rëndësishëm.
Policia gjithashtu përmendi informacionin se ai ishte i përfshirë në dy çështje gjyqësore që mund t’i kenë shkaktuar stres.



