Besnik Tahiri: Nëse nuk kalon asnjë amandament i AAK’së, nuk e votojmë buxhetin

20 shkurt 2026 | 12:46

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nëse 14 amendamentet e këtij subjekti politik nuk pranohen, atëherë, sipas tij, prezantimi dhe shtytja për miratimin e buxhetit për vitin 2026 do ishte mashtrim optik. Ai pati edhe disa kritika ndaj Qeverisë Kurti 3.

“Për buxhetin kemi folur në sesionin e kaluar, mirëpo qytetarëve të Kosovës dua të iu them dy porosi që i ka AAK-ja. E para: ashtu siç u ka thënë në leximin e parë për këtë buxhet, ky është buxhet që është përgatitur në tetor, dhe ky buxhet është provizor. Kështu është thënë nga kryeministri e ministri i Financave, dhe zotimi i Qeverisë është se pas dy muajve do të ndodh një rishikim i madh për këtë buxhet. Nga 86 amendamente gjithsej, AAK i ka 14. Ne do të presim cili do të jetë reagimi i qeverisë për këto amendamente, nëse edhe kësaj here nuk do të kalon në seancë asnjë amendament i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, atëherë leximet e buxhetit kanë qenë mashtrim optik”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mateo orët e fundit ka qenë shumë i indinjuar nga…