Dështon rezoluta në Komision për liderët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen
Në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka dështuar miratimi i propozim-rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale kundër krerëve të UÇK-së.
Mbledhja ka dështuar në mungesë të kuorumit, respektivisht deputetët maqedonas nga VMRO-ja dhe LSDM-ja, që bojkotuan seancën.
“Mungesa e deputetëve, anëtarëve të tjerë është e qëllimshme për ta sabotuar mundësinë e punës së komisionit me të vetmin qëllim që kjo pikë të mos vijë në rend debati”, ka thënë Skënder Rexhepi nga Fronti Evropian.
Ndërsa Ilire Dauti, ka thënë se “meqenëse sjellja e kolegëve tanë këtu maqedon duhet të jetë në këtë formë, pra neve na mbetet të bashkangjitemi në rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës. Është e papranueshme për mua sjellja në këtë formë”.
Meqë rezoluta nuk ka kaluar filtrin e komisionit, nuk do të shkojë as në seancë plenare dhe me shumë gjasë nuk do të miratohet.



