Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, përcaktim i pandryshueshëm
20 shkurt 2026
| 16:46
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Glauk Konjufca, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Annu Prattipati.
Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar për aspektet të interesit të përbashkët mes ShBA-së dhe Kosovës.
MPJD-ja ka treguar se Konjufca ka paraqitur vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme derisa ministria do të jetë nën drejtimin e tij.
“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me ShBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, ka njoftuar MPJD-ja.



