Elmi Reçica merr pjesë në hapjen e fabrikës së enterierit dhe dekorit A&G Decor në Suhadoll të Lipjanit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së showroom-it më të madh dhe unik në Kosovë, A&G Decor, në Suhadoll të Lipjanit.
Reçica e ka cilësuar këtë projekt si një investim serioz dhe vizionar nga biznesmeni i suksesshëm Florent Aliu nga Bibaj, duke theksuar rëndësinë që ka për zhvillimin e sektorit të enterierit dhe dekorit në vend.
“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së showroom-it më të madh dhe unik në Kosovë, A&G Decor, pika në Suhadoll të Lipjanit, një investim serioz dhe vizionar i biznesmenit të suksesshëm dhe mikut tim të çmuar, Florent Aliu nga Bibaj. Kjo hapësirë është një standard i ri në fushën e enterierit dhe dekorit. Dizajne moderne, elegancë e rafinuar dhe cilësi e lartë në çdo detaj. Suksese të mëtejshme A&G Decor dhe urime për këtë arritje mbresëlënëse!”, ka shkruar Reçica.
Showroom-i i ri ofron një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh për enterier dhe dekor, duke synuar të vendosë standarde të reja në tregun kosovar dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal.




