Fjeti me 400 burra në një natë, nuk di kush e ka lënë shtatzënë
Ylli i filmave për të rritur e njohur si Bonnie Blue ka deklaruar se është shtatzënë, vetëm pak javë pas një eventi shumë të komentuar ku ajo pretendoi se kishte kryer marrëdhënie me mbi 400 burra pa mbrojtje. Ajo ndau lajmin përmes një videoje, duke treguar se gjatë një pushimi në Tenerife ishte ndjerë e sëmurë, me të përziera dhe migrenë të fortë. Pas kthimit në Britani, vendosi të kryente një test shtatzënie, i cili rezultoi pozitiv. Sipas saj, një kontroll privat me ultratinguj konfirmoi shtatzëninë. Mjeku i klinikës i ka thënë se, bazuar në madhësinë e embrionit, konceptimi mund të ketë ndodhur rreth 11 deri në 13 ditë më parë, periudhë që përkon me eventin e saj të shumëpërfolur. Bonnie Blue e quajti zhvillimin një surprizë të madhe, ndërsa në rrjetet sociale reagimet kanë qenë të shumta, mes mbështetjes dhe kritikave.



