Getoar Mjeku, sërish zëvendësministër i Ekonomisë

24 shkurt 2026 | 17:50

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ekonomisë.

Siç thuhet në një njoftim për media nga Ministria e Ekonomisë, Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.

“Getoar Mjeku e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke kontribuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave sektoriale”, u tha në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për…