Sorensen flet për takimet me Kurtin dhe Konjufcën, tregon për diskutimet rreth dialogut

24 shkurt 2026 | 18:29

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar lidhur me takimet e djeshme që zhvilloi me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryediplomatin Glauk Konjufca.

Ai i ka cilësuar këto diskutime si “të mira”, teksa ka thënë se u fokusuan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e angazhimeve, shkruan Reporteri.net.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, ka shkruar Sorensen në llogarinë e tij në platformën “X”.

Edhe Kurti ka njoftuar sot për këtë takim, ku ka thënë se Sorensen kanë diskutuar për rrugën drejt integrimit evropian, sundimin e ligjit dhe dialogun.

Për këtë të fundit, Kryeministri ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Ndërkohë, në njoftimin që lëshoi MPJD’ja për këtë takim dje, u tha se Konjufca e ka informuar Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, në nëntor të viti të…