Veprimtari Sali Bislimi takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli të Evropës, Alain Berset, flasin edhe për Kosovën
Në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të reja të sigurisë dhe po hyn në një fazë të ri-armatimit strategjik, është mbajtur konferenca me temën “Siguria Demokratike në një Evropë që ri-armatoset”, e organizuar nga Fondacioni Jean Monnet për Evropë në Lausanne.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli i Evropës, Alain Berset.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe veprimtari Sali Bislimi, i cili theksoi nevojën që Kosova të jetë pjesë aktive e debateve evropiane për sigurinë dhe të kontribuojë në arkitekturën demokratike të kontinentit.

“Konferencë mbi Sigurinë Demokratike në një Evropë që riarmatoset, e organizuar nga Fondacioni Jean Monnet për Evropën. Me Alain Berset, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Aty ku jam unë, është edhe Kosova – një datë për takim edhe në Strasburg!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Gjatë diskutimeve u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve evropiane për forcimin e sigurisë kolektive, duke ruajtur njëkohësisht standardet demokratike.

Po ashtu, u paralajmërua një datë e re për takim në Strasburg, ku pritet të vazhdojnë diskutimet mbi sfidat aktuale dhe rolin e institucioneve evropiane në garantimin e stabilitetit dhe paqes.



