Kurti mbledh ambasadorët për Ligjin për të Huajt dhe Automjetet, tregon për zbatimin nga 15 marsi
Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.
Kurti i ka informuar ata mbi fushatën e MPB’së rreth këtyre ligjeve.
Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti i njoftoi ata me punën e Ministrisë së Brendshme “në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”.
Ky është takimi i dytë i këtij formati prej se ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete me datë 15 janar 2026.



