Epopeja e UÇK-së: Veteranët e pakënaqur bojkotuan mbledhjen, OVL UÇK thërret konferencë për media
Në takimin e parë të mbyllur për media të Këshillit Organizativ të Epopesë së UÇK-së, u diskutua për agjendën e aktiviteteve të datave 5, 6 dhe 7 mars.
Fadil Nura, nënkryetar i komunës së Skënderajt, theksoi aktivitetet kryesore si parakalimi i FSK-së, homazhet dhe organizimet në Skenderaj. Gjithashtu, në ditën e parë do të mbahet ligjëratë në shkolla dhe nderime në kuvendet komunale. Nura zëvendësoi Sami Lushtakun, i cili mungoi për shkak të angazhimeve të tjera.
Pas takimit, u shprehën pakënaqësi për mungesën e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, duke pretenduar se ftesa kishte qenë urdhëruese. Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, shprehu pakënaqësinë duke thënë se ftesat nuk duhet të bëhen në këtë mënyrë dhe se duhet të respektohen procedurat e duhura.
Si pasojë e këtyre pakënaqësive, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër (e mërkurë) në ora 11:00, në zyret e OVL UÇK-së.



