OVLUÇK-ja njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

25 shkurt 2026 | 11:56

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK), ka njoftuar se nga sot ka nisur një peticion kombëtar drejtuar Dhomave të  Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas njoftimit, peticioni është një thirrje qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ikrerëve të saj që po përballen me proces gjyqësor, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe dinjitetit të saj.

“Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka qenë e…