SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

25 shkurt 2026 | 19:04

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se në përputhje me Udhëzimin Administrativ (UA) në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK-së.

“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike”, vijon njoftimi.

“Sqarojmë se në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjellësit nuk kanë paguar asnjëherë tarifën prej 3 (tre) euro për natë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur…