Agim Ademi uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s
26 shkurt 2026
| 11:17
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për 10-vjetorin në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Ademi ka thënë se kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë.
“Gjatë kësaj periudhe, FIFA ka mbështetur fuqishëm futbollin e Kosovës në avancimin e projekteve infrastrukturore, programeve zhvillimore dhe fuqizimin e strukturave të FFK-së”, ka pohuar presidenti Ademi.



