Sadiku: LDK-ja e ka kandidatin për President – Abdixhiku është takuar me Hamzën dhe Haradinajn

26 shkurt 2026 | 21:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku e ka konfirmuar se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë kësaj jave është takuar pos me kryeministrin Albin Kurti, edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, si dhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Sadiku tha se LDK po tenton të gjejë një zgjidhje për të mos shkuar në zgjedhje, transmeton klankosova.tv.

“LDK-ja është duke ofruar mënyrën më institucionale që mundet me vepru, me përgjegjësinë që e ka që me e ruajt demokracinë në këtë vend. Janë dy opsione që po punojmë q të ecim përpara. Kryetari Abdixhiku është takuar me secilin kryetar të partive politike. Është takuar me anëtarë të PDK-së, me kryetarin e PDK-së, AAK-së, me zotëri Kurtin, këtë javë”, tha Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Hoxha (Në përurimin e veprës në tri vëllime të…