Pakistani bombardoi kryeqytetin afgan, raportohet për shumë të vrarë

27 shkurt 2026 | 08:26

Të shtëna me armë u dëgjuan pranë Pallatit Presidencial në Kabul, pasi Pakistani ndërmori sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake të Talibanëve.

Sipas transmetuesit shtetëror pakistanez, PTV, 72 ushtarë afganë humbën jetën dhe 120 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se është shkatërruar një depo municionesh e Talibanëve, si dhe mbi 30 njësi të pajisjeve ushtarake.

Përveç kryeqytetit, sulme janë raportuar edhe në provincat Kandahar, Paktia dhe Nangarhar, shkruan cnn.

Pala afgane pretendon se gjatë përleshjeve në kufi janë vrarë 55 ushtarë pakistanezë, 11 të tjerë janë plagosur dhe 19 pika kontrolli kanë kaluar nën kontrollin afgan.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja M. Asif, i akuzoi Talibanët se po mbështesin terroristët dhe se po veprojnë në interes të Indisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës çdo…