Sot rivarroset Masar Dushi, i cili ishte zhdukur në Masakrën e Kralanit

27 shkurt 2026 | 10:39

Sot do të bëhet rivarrosja e Masar Dushit, i cili u zhduk gjatë Masakrës së Kralanit në prillin e vitit 1999, dhe mbetjet e të cilit u gjetën pas 27 vjetësh. Homazhet do të nisin në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora 11:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore.

Rivarrimi do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe-Zajm në Klinë, në orën 14:00. Masar Dushi, i cili ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua nga forcat serbe, do të rivarroset pas një periudhe të gjatë kërkimesh. Kujtojmë gjithashtu se këtë vit, trupi i Rasim Kocit, i zhdukur po ashtu në prillin e vitit 1999, u gjet dhe identifikua. Rasim Koci u arrestua nga forcat serbe dhe më pas u vra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kryetarin e Odës…