Sindikata e Policisë i reagon IPK-së: Suspendimet e ngutshme dhe pa bazë të zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se “suspendimet t ngutshme dhe pa bazë të zyrtareve policor nga IPK-ja, dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë ne Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e konsideruar këtë veprim si të ngutshëm dhe jo adekuat për rrethanat e rastit. Sindikata thekson se suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në stacionet policore, si dhe në cenimin e autoritetit dhe besueshmërisë së organit të sigurisë.
Pa dashur të ndërhyjë në kompetencat dhe pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor të Kosovës, Sindikata, duke u bazuar në audio incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të plotë të ngjarjes, ka vlerësuar se zyrtarët policorë të suspenduar kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.
Sipas të dhënave të bëra publike, zyrtarët policorë janë kërcënuar me jetë në vendin e tyre të punës, përkatësisht në stacionin policor, në prani të dëshmitarëve – zyrtarë policorë. Në audio incizim dëgjohet i dyshuari duke përcaktuar edhe kohën e mundshme të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, me të drejtë ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e paraburgimit.
Po ashtu, ekziston dyshimi se audio incizimi i publikuar është i shkëputur në pjesë dhe jo i plotë, i shkëputur nga i dyshimti. Ku Sipas legjislacionit në fuqi, asnjë audio incizim i paautorizuar dhe i pa urdhëruar nga organet kompetente nuk mund të konsiderohet provë ligjore ne asnjë rast e as ne raste konkret.
Andaj, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje Inspektorati Policor që të rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm në detyrë të zyrtarëve policorë, pasi konsideron se ata në këtë rast kanë qenë viktima të kërcënimit me jete nga i dyshuari dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës




