Prattipati takohet me Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset
27 shkurt 2026
| 16:39
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve ShBA-Kosovë.
Prattipati ka inkurajuar përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.



