Presidentja dekreton Ligjin mbi ndarjet buxhetore

28 shkurt 2026 | 18:01

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar të premten Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Kuvendi i Kosovës, më 20 shkurt e ka miratuar ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës.

Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.

Ligji më pas i ishte dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Udhëheqësi Suprem…