Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

01 mars 2026 | 09:32

Irani ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u vranë gjatë sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani të shtunën, sipas mediave shtetërore iraniane.

Gjeneral Abdolrahim Mousavi, i cili drejtonte forcat e armatosura që prej vrasjes së paraardhësit të tij gjatë konfliktit 12-ditor qershorin e kaluar, humbi jetën në sulmet e së shtunës, konfirmoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim News Agency.

Po ashtu, sipas Tasnim, u vra edhe ministri i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh.

Më herët, Irani kishte konfirmuar edhe vdekjen e dy figurave të tjera kyçe: gjeneralmajorit Mohammad Pakpour, i cili drejtonte Gardën elitare Revolucionare të Iranit (IRGC), si dhe Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve, konkretisht Fars dhe Tasnim raportojnë…