Edhe Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë
02 mars 2026
| 12:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Fillimisht, Peleshi është takuar me homologen e tij, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun, dhe më pas edhe me presidenten Vjosa Osmani.



