Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për president, zgjedhjet kosto e panevojshme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mund të thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit pasi deri më tani nuk ka asnjë nominim.
“Nuk mund të veprojmë për sa kohë nuk kemi nominime, kandidatë që i kanë nga 30 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në momentin kur i kemi, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion do t’i trajtojë të njëjta dhe më pas do të ketë seancë për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka thënë se futja e Kosovës edhe në një cikël zgjedhor është e panevojshme
“Futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike dhe institucionale”, ka thënë Haxhiu.
Ajo po ashtu ka thënë se deputetët e kanë për obligim pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit.



