Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e ‘Epopesë së UÇK’-së
02 mars 2026
| 13:11
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se më 5 mars do të mbahet seancë solemne në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Seanca do të nisë nga ora 10:00, ka njoftuar Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28 vjetorit të ‘Epopesë së UÇK’-së. Kjo seancë do të mbahet më 5 mars, nga ora 10:00, dhe përveç krerëve të shtetit, do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare”, ka thënë Haxhiu.



