Forca Mbrojtëse e Izraelit konfirmon sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut
Forca izraelite e Mbrojtjes (IDF) ka konfirmuar se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në kryeqytetin iranian, Tehran, si dhe në kryeqytetin e Libanit, Beirut.
“Në këtë moment, IDF po kryen sulme të njëkohshme të synuara ndaj objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Zëdhënësi në gjuhën arabe i IDF-së, njoftoi se është në zhvillim “një valë e gjerë sulmesh ajrore”. Sulmet pasuan rreth një orë pasi ushtria izraelite lëshoi një “paralajmërim urgjent” për banorët e periferive jugore të Bejrutit dhe për dhjetëra fshatra, duke u kërkuar të evakuohen.
Sipas IDF-së, objektivat përfshijnë qendra komanduese dhe depo armësh që i përkasin Hezbollah. Ushtria paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë larg ndërtesave të lidhura me këtë organizatë, duke theksuar se kushdo që ndodhet pranë tyre rrezikon jetën.
Ndërkohë, mbi Bejrut janë parë re të dendura tymi të zi që ngriheshin në qiellin e orëve të para të mëngjesit, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raportoi për shpërthime të forta të dëgjuara në zonë.



