ShBA ka rezerva armësh të mjaftueshme për të luftuar “përgjithmonë”

03 mars 2026 | 08:20

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur mbi rezervat e SHBA-së të municioneve “të gradës mesatare dhe mbi mesatare”, duke shtuar se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’… duke përdorur vetëm këto furnizime”.

“Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura dhe gati për të FITUAR, SHUMË!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Sociaë.

Në deklaratat e tij më të fundit, ai akuzon gjithashtu paraardhësin e tij, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “aq shumë nga armët amerikane të nivelit shumë të lartë”.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte raketat me rreze të gjatë ATACMS, të afta për të goditur deri në 190 milje (300 km).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare të…