A ka kontakt me Edin dhe Limin? Dolce jep përgjigjen e papritur

03 mars 2026 | 11:25

Ish-banorja e “BBVK”-së, Dolce, ka dhënë një përgjigje të prerë dhe mjaft thumbuese në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo vazhdon të ketë kontakt me dy ish-banorët e tjerë, Edin dhe Limin, me të cilët pati një njohje të shkurtër brenda shtëpisë.

Reagimi i Dolces ishte i menjëhershëm dhe pa dorashka.

“Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë,” u shpreh ajo, duke i konsideruar dukshëm raportet e kaluara me ta si një mësim që nuk dëshiron ta përsërisë.

Përveç moskontaktit, Dolce hodhi edhe një kunjë të fortë drejtuar djemve, duke i etiketuar si persona që merren me thashetheme.

Me një dozë ironie dhe një emoji duke qeshur, ajo shkroi: “Dhe meshkujt që merren me llafe ‘larg meje’ le t’i themi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona ka treguar…