Diell & Hana Durmishi lansojnë këngën “Epopeja e UÇK-së”

03 mars 2026 | 19:07

Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Epopeja e UÇK-së”. Kënga vjen në prag të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke kujtuar luftën e lavdishme të familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Projekti është realizuar në një nga vendet më simbolike të historisë sonë kombëtare – pranë kullës së Jasharëve dhe varrezave të familjes Jashari në Prekaz. Përmes këtij videoklipi, vëlla e motër sjellin një homazh artistik, duke ndërthurur emocionin, historinë dhe krenarinë kombëtare.

Në videoklipin e sapo publikuar, Dielli dhe Hana shfaqen me veshje tradicionale kombëtare, si dhe me uniformë të UÇK-së, duke simbolizuar lidhjen e fortë mes identitetit kombëtar dhe sakrificës për liri. Interpretimi i tyre i ndjerë dhe plot shpirt përcjell emocione të fuqishme, duke prekur publikun me mesazhin e këngës.

“Epopeja e UÇK-së” mban firmën e Kujtim Nushit për tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Duo Bass. Videoklipi është punuar me profesionalizëm nga AL Production, duke i dhënë projektit ngjyrat dhe dimensionin emocional që meriton një këngë me tematikë atdhetare.

Ky projekt pritet të mirëpritet gjerësisht nga publiku dhe të arrijë shikueshmëri të lartë në platformat muzikore, ashtu si edhe këngët e mëparshme të dyshes, të cilat janë pritur ngrohtësisht nga fansat.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa që strehon Asamblenë e Ekspertëve të Iranit, organi që…