Muharremi: Politika po shndërrohet në garë egoje, jo qeverisje

03 mars 2026 | 20:53

Shenoll Muharremi tha se interesi kryesor i disa politikanëve duket të jetë pjesëmarrja në zgjedhje dhe përplasja me kundërshtarët, jo zhvillimi i projekteve për vendin, ndihma për bizneset apo përmirësimi i arsimit dhe sektorit të energjisë, raporton GazetaBlic.

Ai paralajmëron se kjo qasje krijon kriza dhe bën të pamundur qeverisjen e qëndrueshme.

Postimi i plotë:

Ndoshta zgjedhjet janë qëllimi kryesor i tyre, e jo mjet për me bë dicka të mirë për vendin. Po shihet kjartë që me qeverisë, me zhvillu projekte të nevojshme, me i ndihmu bizneset dhe ekonominë, me rregullu sektorin e energjisë, arsimin… nuk ka aspak interes.

Po duket sikur interesi kryesor është me u ballafaqu në zgjedhje sa më shpesh, me u përplas, me u shkatërru mes vete. Me ‘rraskapitë’ njëri-tjetrin. Me lodhë kundërshtarin, jo me ndërtu diçka për vendin. Me asgjësu tjetrin.

Ndoshta për disa, politika është shfryrje e egos, jo mjet për politika publike pozitive dhe të qëndrueshme. Është garë për dominim, jo për me ofru zgjidhje të dobishme për qytetarin.

Prandaj kemi kaq shumë zgjedhje dhe kaq pak pajtim e bashkëpunim. Kemi kaq shumë kriza dhe kaq pak qeverisje të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analiza/ Opozita të propozojë Osmanin Nga Mentor Nazarko Një shahist…