Manxhuka i reagon shefes së stafit të Presidentes: E ftoj të vijë në zyrë do t’i ketë 3 nënshkrime me shumë se Konjufca
04 mars 2026
| 20:28
Learta Hollaj nga presidenca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ofruar përkrahje për Vjosa Osmanin.
Asaj i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka, duke thënë se mund të vijë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do t’i ketë 33 nënshkrime për Vjosa Osmanin.
Kështu, Manxhuka tha se do të ketë 3 nënshkrime më shumë se Glauk Konjufca.
“Nëse shefja e zyres së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, ka thënë ajo.



