LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje

04 mars 2026 | 21:00

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë një deklaratë për media lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ajo theksoi se LDK-ja ka kontribuar në takime dhe ka shfaqur gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Nuk është puna e një partie të vetme të propozojë emra; gjatë diskutimeve duhet të dalin propozimet, ndërsa i takon partisë më të madhe, që ka votat, të prezantojë versionet e saj. Ka pasur dakordim që të mos ketë imponim të emrave nga një parti e vetme,” tha Lushaku.

Ajo shtoi se LDK-ja do të shqyrtojë kandidaturën e Glauk Konjufcës, por nënvizoi se “për aq kohë sa emrat nuk janë konsensualë, ne nuk qëndrojmë në sallë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e Arbërie Nagavci ka shkaktuar reagime nga Presdienca e…