Ndërpritet energjia elektrike në Irak, Ambasada amerikane iu bën thirrje shtetasve amerikanë të evakuohen sa më shpejt
04 mars 2026
| 21:06
Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen nga Iraku sa më shpejt të jetë e mundur.
“Qytetarëve amerikanë në Irak u kërkohet fuqimisht të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të marrin masa paraprake. Nëse ata mund të largohen në mënyrë të sigurt nga territori (i Irakut), duhet ta bëjnë këtë tani”, thuhet në deklaratë.
Burime irakiane të sigurisë raportuan më parë se një mjet ajror pa pilot u interceptua në zonën e aeroportit të Bagdadit.



