Konjufca, i pyetur pse ndryshoi mendje për presidentin: Vetëvendosje nganjëherë të bën tokë

05 mars 2026 | 10:12

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtë, Glauk Konjufca, është pyetur sot se çfarë ndodhi që ndërroi mendje që të pranojë të jetë kandidat për president, ai tha se “Vetëvendosja nganjëherë tokë të bën”.

“Po Vetëvendosje nganjëherë të bën tokë. Ishte propozim i Vetëvendosjes tash ecim përpara. Por versioni më i mirë është që edhe opozita duhet ta bëjë versionin e vet. Por pyetja që mungon këto dy-tre ditë, pasi nuk e bëjnë gazetarët qe unë po e bëjë. Partitë politike PDK dhe LDK duhet të përcaktohen, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën kë do ta votonin? Për besë nëse e propozojnë ndonjë emër ndoshta dhe unë e votojë atë tjetrin në vend timin. Por askush nuk po propozon as PDK-ja dhe as LDK-ja. Jam kureshtar kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë”, ka thënë ai pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Momente emocionuese pati mbrëmë në shtëpinë e BBVA-së gjatë festës…