PDK-ja nuk merr pjesë nëse mbahet seanca për votimin e Glauk Konjufcës president

05 mars 2026 | 10:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK-ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Glauk Konjufca për president dhe nuk do të marrë pjesë në seancat për zgjedhjen e tij, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rendit kushtetues.

“Ne kemi vendosur mos ta mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë, dhe nuk do të marrim pjesë në seancat. Por ajo që po përgatitet është – që mos me u mbajt seancat fare, ashtu si po e kuptoj unë. E kjo është përmbysje e rendit kushtetues. Sepse, sot Kuvendi u dashtë me u mbledh, me zgjedh ose mos me zgjedh një president”, tha ai.

Ai tha se VV-ja po tallet me Kosovën.

“Besoj është tallje me krejt Kosovën, sepse rezultati dihet. E vërteta është se ne i kemi vetëm 22 deputetë. Por është edhe një e vërtetë e madhe, populli i Kosovës e ka votuar 51% Vetëvendosjen, jo 100%. Me 51% ata kanë mundur ta formojnë Qeverinë, Kuvendin, ta miratojnë ligjin për buxhetin e gjëra të tjera, por jo edhe me zgjedh presidentin. Prandaj duhet me u sjell në përputhje me rezultatin zgjedhor”, ka thënë Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënimin e 28-vjetorit të…