Gjykata Administrative hapet më 5 maj

05 mars 2026 | 13:44

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, ka thënë se kjo datë është brenda afateve ligjore.

Gjithashtu, Zogaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren veprime për transferim të lëndëve.

Është me dije se janë shpallur dy konkurse, i pari më 26 dhjetor 2025, ndërsa i dyti më 12 shkurt 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar kandidaturën e Glauk…