Balla: Sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, me rastin e përvjetorit të “Epopesë së UÇK”-së, ka përkujtuar rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz, një nga momentet më të dhimbshme dhe më heroike të historisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.
Balla ka shkruar në “Facebook”, ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës mbetet simbol i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun.
Sipas tij, ata është flijuar për idealin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, duke hyrë përgjithmonë në histori si dëshmorë të pavdekshëm të kombit shqiptar.
“Sot përkujtojmë një nga momentet më të dhimbshme dhe më heroike të historisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar: rënien heroike të Adem Jasharit dhe të anëtarëve të familjes së tij në Prekaz. Sakrifica e tyre sublime për lirinë e Kosovës mbetet një simbol i qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun. Ata u flijuan për idealin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, duke hyrë përgjithmonë në historinë tonë si dëshmorë të pavdekshëm të kombit shqiptar. Në nderim të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tij që ranë dëshmorë për liri, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Balla në “Facebook”.
Për nder të “Epopesë së UÇK”-së, në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur edhe 1 minutë heshtje.



