Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëpunimit më të avancuar
05 mars 2026
| 16:22
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara (ShBA) dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Takimi është zhvilluar në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve.
“Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të kapaciteteve institucionale. Po ashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ndër vite Policisë së Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë”, ka njoftuar policia.



