Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

05 mars 2026 | 16:25

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.

Policia ka bërë me dije se pas pranimit të informacioneve njësitet relevante kanë dalë në lokacionin e caktuar ku është gjetur sasia e armëve dhe municionit ka pranuar informacione gjatë krye.

“Në këtë rast janë sekuestruar:  1 (një) pushkë karabin e tipit M48, 1(një) armë AK-47, 1 (një) pushk gjuetie, 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët, 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për këtë rast nuk ka persona të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në…