Mblidhet qeveria, miratohen disa projektligje

05 mars 2026 | 18:07

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike.

Në mbledhje, janë miratuar disa projektigje e kërkesa.

Njoftimi më poshtë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar dje mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.

– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” .

– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Projektin e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa Publike.

– Kërkesën e Komunës së Zubin-Potokut për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2026 nga Kuvendi Komunal.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Zhvillimi i Sektorit Financiar në Kosovë”.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për “Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë, mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË – Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa Publike, në kuadër të Programit Rajonal për Efiçiencën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa Publike, në kuadër të Fondit Danez për Kosovën – Partneriteti për Tranzicion të Gjelbër dhe të Drejtë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që…