Latifi për synimin e Osmanit dhe VV-së për ndryshim të Kushtetutës brenda natës: “Çdo autoritar do t’i kishte zili”
05 mars 2026
| 20:43
Vetëvendosja dhe Vjosa Osmnai synojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës brenda natës me amandamentimin e çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Latifi tha se një shpejtësi të tillë do ta kishte zili çdo shtet autoritar.
Postimi i plotë:
Që po e zëmë se kryhet krejt kjo aventurë e rreziksjme: në mesditë propozohen ndryshimet bazike të Kushtetutës, pasdite shqyrtohen në komisionin parlamentar, dikur natën votohen, ndërsa në mëngjes hyjnë në fuqi.
Çdo shtet autoritar do të na e kishte zili këtë shpejtësi në shkatërrimin e rendit kushtetues.
Sigurisht, kjo aventurë nuk do të kalojë. Por dëmi gjithsesi do të bëhet. Dhe ky dëm është devalvimi i plotë i shtetit, për të cilin, si sot, 28 vjet më parë, u bë një sakrificë e jashtëzakonshme.



